Teksa jemi në nisjen e stinës së vjeshtë, duhet edhe një dozë vaksine anti-covid. Këshilltarët votuan 13-1, në rekomandim për vaksinimin e popullatës, duke nisur nga foshnjet 6-muajshe e deri tek të moshuarit. Një panel me këshilltarë pranë Qendrës për Kontrollin e Parandalimin e Sëmundjeve në Amerikë, riktheu edhe njëherë diskutimet për Covid-19.
Të gjithë janë të rrezikuar, në këtë moment tha doktoreshë Camille Kotton, një anëtarë e panelit të CDC, që votoi pro një doze të radhës. “Le ta mbajnë Amerikën të fortë e të shëndetshme”,-shtoi ai. “Të bëjmë kundër Covid-it, gjithçka mundemi për të parandaluar shtimin e rasteve. Ta çrrënjosim Covid-in”,-thanë mjekët.
Administrata e ushqimit dhe Ilaçeve në SHBA i dha dritën jeshile që të hënën e kësaj jave, një doze të radhës me vaksinat Moderna dhe Pfizer. Ndërkohë shumë shpejt, pritet të dalë në treg një vaksinë e re, nga Novovax, që po shqyrtohet nga FDA dhe pritet aprovimi final.