Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi shprehet se pezullimi i prokurorimeve është vendim i paprecedentë dhe shumë i rrezikshëm.
Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar pas publikimit të VKM-së që pezullonte të drejtën kryetarëve të bashkive për dhënien e tenderave gjatë një periudhe të caktuar kohore.
Me anë të një statusi në Facebook, Ademi shkruan se vendimi është i paprecedentë dhe shumë i rrezikshëm pasi rrezikon që të ndalojë të gjitha shërbimet ndaj qytetarëve.
“I kërkojmë qeverisë dhe kryeministrit të reflektojnë urgjent dhe të anullojnë këtë vendim antikushtetues dhe haptas në shkelje të parimeve të autonomisë së qeverisjes vendore,”-shkruan Ademi.
Poshtë statusit të saj, Ademi i ka bërë “tag” të gjitha ambasadave të huaja në Shqipëri në mungesë sipas saj të Gjykatës Kushtetuese.
Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama me VKM pezullohen të gjithë procedurat e prokurimit nga njësitë e qeverisjes vendore dhe autoritetet kontraktore në varësi të tyre nga data 1-30 qershor.