Rrjeti është mbushur me aludime të shumta se ai që shikojmë sot në TV nuk është Vladimir Putini i vërtetë, por një sozi i tij. Teoritë konspirative sugjerojnë se Putini ka vdekur në mars të vitit 2015.
Sipas aludimeve që publikohen në shumë media, përfshirë ato informative ndërkombëtare, Kremlini ka mbajtur të fshehtë vdekjen e Putinit duke vënë në sfond një prej sozive të tij.
Aludimet përforcohen shumë pasi ish gruaja e Putinit, Ludmila Putina, teksa doli në publik në gazetën gjermane Die Welt, tha se i shoqi (ish) kishte vdekur dhe ai që po shihnim ishte sozia i tij.
“Burri im ka kohë që ka vdekur. Një natë hynë disa njerëz në shtëpi, e bënë shoshë për vdekjen dhe u zhdukën. Një burrë tjetër u kthye një muaj më vonë në shtëpi. Ishte sozia i tij”, ka deklaruar Ludmila duke i lënë të gjithë me gojë hapur.
E ndërkohë, në rrjet po studiohen veshjet, lëvizjet dhe e folura e Putinit kur shfaqet në TV. Shumë po vëzhgohen rrobat që vishte Putini në çdo paraqitje të tij dhe sa herë që ai shfaqet me rroba të ngjashme si para 2015 sugjerojnë se sozitë po bëjnë punën e tyre.
Gjithashtu, disa i krahasojnë fotot e ditës së sotme me të shkuarën dhe zbulojnë se nuk është vetë Putini, por dikush që i ngjan shumë, i cili është më i “fryrë” në faqe.
Tani që Rusia është në luftë me Ukrainën, aludimi që Putini ka vdekur dhe sozitë e tij po e zëvendësojnë, është kthyer në trend në rrjetet sociale.
Por jo vetëm. Spikati një gazetar i France 24 i cili shkoi deri aty sa e pyeti drejtpërdrejt Putinin: “A je ti, Putini i vërtetë?”. Ai mori përgjigjen me një fjalë: “Po”.
Sakaq, një gazetar i TASS shkoi aq larg sa i tregoi presidentit rus të gjitha rezultatet e një kërkimi në Google për veten ose sozinë e tij.