Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Vlerat fantastike të hideve për një trup të shëndetshëm

08:54 / October 15, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hide
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Hidet janë përdorur prej shekujsh kundër alergjive, tensionit të lartë, dhimbjeve, problemeve me frymëmarrjen dhe stresit.

Një nga vlerat më të mëdha të hideve është për njerëzit që kanë të vështirë të bëjnë një gjumë cilësor. E gjithë pema e hideve ka vlera natyrale terapeutike dhe qetësuese duke nxitur gjumin, ulur stresin dhe larguar ankthin.

Gjumi dhe qetësia.

Siç e thamë edhe më lart, hidet janë të pasura me vitamin dhe minerale të cilat i japin organizmit shumë përfitime.

Antioksidantët tek hidet, veccanërisht saponina dhe flavonoidet, nxisin disa ndryshime në transmetuesit nervorë, përfshirë këtu tek serotonina.

Ky hormon është thelbësor dhe ndihmon që njeriun ta zëjë gjumi por edhe të flejë pa ndërprerje gjatë natës.

Kundër sheqerit në gjak.

Hidet mund të ulin nivelin e lartë të sheqerit në gjak. Kësisoj këto fruta janë të rekomanduara për njerëzit që vuajnë nga diabeti apo çrregullime të tjera metabolike.

Ekspertët mendojnë se ky rol i hideve kundër sheqerit të lartë, i atribuohet nivelit të lartë të vitaminës A e cila përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës.

Hidet ndikojnë edhe në sekretimin e një hormoni që rregullon nivelin e glukozës në gjak.

Hidet për tretjen

Ekspertët këshillojnë që njerëzit që kanë probleme me tretjen të hanë rregullisht hiden.

Ato janë përdorur prej mijëra vitesh kundër problemeve me tretjen, dhimbjeve të stomakut, fryrjet dhe konstipacionin.

Ndërveprimi i hideve me medikamente

Këto fruta mund të kenë një reagim negativ në organizëm për shkak të ndërveprimit me barna të caktuara.

Për shembull, hidet ndërveprojnë negativisht me ilaçet kundër diabetit. Nëse një diabetik merr barna për uljen e nivelit të sheqerit në gjak, duhet të tregojë kujdes me hidet sepse ulja e sheqerit mund të jetë e dyfishtë dhe më e madhe seç duhet.Hidet dhe barnat për qetësim nuk duhet të merren në të njëjtën kohë sepse mund t’ju mbajnë të përgjumur për shumë gjatë.

hide shendet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

22:00 / February 4, 2026

Shqipëria në prag të një pandemie të dytë? Sa i rrezikshëm është virusi Nipah, daton që prej ‘98-ës…

11:07 / February 3, 2026

Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor

10:52 / February 3, 2026

BE vendos një limit për toksinat pas tërheqjes së qumështit formulë nga tregu

09:32 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.