Vitaminat dhe mineralet janë pasuria më e madhe që na ofrojnë limonët duke u transformuar në një prej frutave më të shëndetshme.
Limonin mund ta shtrydhni në ujë dhe ta pini në mëngjes, mund ta përdorni në sallata ose supa ndërkohë që lëkurën e tij mund ta përdorni në ëmbëlsira.
Më poshtë ju sjellim përfitimet e menjëhershme që merr organizmi me konsumin e një limoni të vetëm çdo ditë.
Dukeni më të rinj
Limoni është i pasur me vitaminë C që mban larg rrudhat dhe hidraton lëkurën.
Tensioni i gjakut ulet
Ngrënia e rregullt e limonit çdo ditë ul tensionin e gjakut. Por kjo nuk do të thotë se limoni është i vetmi që ju duhen për të mbajtur tensionin në nivele të përshtatshme.
Sidoqoftë e vërteta është se me një limon në ditë rregulloni nivelet e tensionit.
Larg inflamacionit
Vitamina C tek limoni është e nevojshme kundër të ftohurës, lodhjes, problemeve me tretjen, luhatjeve të humorit.
Vitamina C lufton edhe inflamacionin që është vatra e shumë sëmundjeve kronike.
Do të jeni më të hidratuar
Uji është i nevojshëm por pak i mërzitshëm. Kombinojeni me limon për t’i dhënë shije, por edhe për të marrë vitamina e minerale të cilat përshpejtojnë metabolizmin dhe ju japin më shumë energji.
Era e mirë e gojës
Limoni freskon shtëpinë. E njëjta gjë vlen edhe për gojën.
Acidi tek limoni neutralizon aromat ndaj mban larg erën e keqe sidomos të asaj që nxitet nga qepa apo hudhra.
Një limon kundër formimit të gurëve në veshka
Ngrënia e rregullt e limonëve parandalon formimin e gurëve në veshka.
Limonët përmbajnë citrat që nuk lejon formimin e tyre.Shumë mjekë rekomandojnë terapinë e limonatës (ujit me limon) për trajtimin e gurëve.