Duke parë interesimin e madh ndaj këtij sporti filluan te krijoheshin grupe të vogla sportive të cilet më vonë do të krijojnë një Shoqeri të vetme sportive me emrin Vllaznia. Shoqeria Vllaznia ështe themeluar me 16 shkurt te vitit 1919, ku nismetaret ishin anetaret e shoqates “Mustafa Pasha” dhe “Vaso Pasha” të cilët u bashkuan duke krjuar njo shoqeri te vetme me emrin “Vllaznia”. Programi i saj kuptohet nuk ishte vetëm sportiv, por pikërisht në vitet e mëvonshme do ta bënte ketë emër mjaft të njohur, jo vetem ne Shqipëri por edhe më gjerë. Ndër themeluesit e shoqërisë “Vllaznia” mund të përmendim emrat e Hile Mosit që u zgjodh kryetar, Hysen Draçini nënkryetar e Jonuz Tafili sekretar. Ndërsa kryetari i degës së gjimnastikës u zgjodh Kolë Margjini. Kjo shoqëri do të luante një rol shumë të madh në zhvillimin e llojeve te ndryshme te sportit në vendin tonë. Madje pikerisht në Shkodër e kanë fillesën sporte si futbolli, çiklizmi, atletika, hipizmi, etj. Kjo shoqëri do të ishte e para shoqëri e ketij lloji ne vendin tonë.
Ekipi i Vllaznise ne vitin 1945
Shoqeria “Vllaznia” ka gjurmë në historinë e vendit tonë. Një histori e terë kaluar permes suksesesh e peripecish qe ka lene mbresa. Mbi te gjitha ka lene te shkruar ne historine e sportit shqiptar shume emra e personazhe qe kane te bejne pikërisht me kete klub. Ne vitet në vazhdim sporti i futbollit në Shqipëri filloi të bëhej popullor dhe të luhej ne rang amator ku Vllaznia ishte dhe një ndër promotorët e këtij evenimenti te ri. Pastaj më vone do të krijoheshin edhe shoqeritë e tjera si në Korçë, Tiranë, Vlorë, Durrës, Elbasan, etj. Në vitin 1930 të gjithë ekipet e krijuara do te themelonin Federaten Shqiptare te Futbollit. Po ne kete vit do te luhej edhe Kampionati i pare Shqiptar profesionist ne te cilen moren pjesë 6 skuadra ku padyshim Vllaznia ishte një ndër pretendentet si edhe nismëtaret. Vllaznia gjithashtu do të jetë finaliste në edicionin e parë te kupës së Shqiperisë ne vitin 1938, ku do të ndeshej me Tiranën te cilën per fat të keq e humb. Gjatë ketyre viteve Vllaznia do të jetë gjithnjë pretendente por pa arritur të fitojë trofe. Trofeu i parë do te vijë në vitet gjatë luftës së 2-të Boterore ku aktivitet sportive në Shqiperi u organizuan nga poshtuesit italian. Në vitin 1940, Vllaznia do të shpallej kampione e Shqipërisë, por ky kampionat sëbashku me kampionatet e tjera të luftës nuk do të njihen nga FSHF.
Pas mbarimit të luftës së dytë boterore do te rinisin edhe aktivitetet sportive në Shqipëri. Pas vitit 1945 për klubin Vllaznia do të nisnin sfida të reja. Në këto vite dhe saktësisht në 1945 dhe 1946 Vllaznia do të fitoje 2 herë rradhazi Kampionatin Shqiptar, biles ne vitin 1946 Vllaznia i fiton të gjitha ndeshjet duke marre 100% te pikëve të mundshme.
Në këto vite nuk mund te lemë pa përmendur lojtarët me famë si Loro Boriçi, Muhamet Dibra, Xhelal Juka, Bimo Fakja, Met Vasija e shumë e shumë të tjerë që kanë berë historinë e Vllaznisë. Në vitet në vazhdim Vllaznia paraqitet gjithmone si pretenduese duke qenë ekipi i vetem nga rrethet që do të konkurojë treshen e ekipeve të kryeqytetit.
Në vitin 1961 Vllaznia fiton kupën e Gazetës “Sporti Popullor”. Në vitin 1965 Vllaznia do ti kthehet trofeut duke fituar Kupen e Shqiperisë kundër Skenderbeut te Korçës. Në tre edicionet që vijojnë, Vllaznia do të jetë sërish protagoniste. Në keto edicione Vllaznia do të jetë serish finaliste por kësaj rradhe kunder Partizanit dhe saktësisht në vitet 1966, 1968, 1970 të cilat do ti humbasë.
Në evenimentet e viteve 1971-72 Vllaznia do të jetë fituese si e Kupës po ashtu edhe e Kampionatit. Në këto vite do te spikasin emrat e njohur të futbollit si Mehdin Zhega, Sabah Bizi, Paulin Ndoja, Ramazan Rragami, Ismet Hoxha, Esat Rakiqi, etj. Një edicion më vonë 1972-1973 ku po ai brez lojtarësh do ta shpallin Vllazninë sërish kampione të vendit. Ne vitin 1977-78 Vllaznia do të jetë serish kampione e Vendit.
Po në këtë vit Vllaznia do të marrë pjesë në kupat europiane ku do të ndeshet me ekipin e Autrisë të Vjenës. Ndeshja e parë luhet në Shkodër dhe Vllaznia do e fitojë me rezulatatin 2-0 me gola të shënuar nga Zhega dhe Ballgjini, kurse ndeshjen e kthimit Vllaznia e humb me rezultatin 4-1 duke u skualifikuar nga Liga e Kampionëve.
Një vit më vonë 1979 Vllaznia do të fitojë Kupen e Shqipërisë kunder Dinamos. Me pas në vitin 1981 Vlaznia do të shpallet për herë të 4-t fituese e Kupës së Shqipërisë kundër Besës së Kavajes, kurse 1 vit me vonë 1982-83 do te fitoje kupën e gazetës “Bashkimi” si edhe Kampionatin Shqiptar. Në këtë brez lojtarësh që arriten këto suksese permendim Ferid Rragami, Hysen Zmijani, Astrit Hafizi, Hysen Dedja, Ferid Borshi, Seit Çanga ,etj.
Në vitin 1987 Vllaznia do të fitojë sërish Kupen e Shqipërisë kunder Flamurtarit të Vlorës.
Në vitin 1992 Vllaznia shpallet përsëri Kampione e Shqiperise. Ky sukses do të vinte pas 7 vitesh pritjeje. Ndër lojtaret më të spikatur të atij edicioni ishin: Avenir Dani, Astrit Premçi, Hysen Dedja, Brikeno Bizi, Zamir Shpuza, Edi Martini etj. Vitet ’90 per Vllaznine do te sjellin edhe shume risi. Lideri i dhjetorit Azem Hajdari do të bëhet presidenti i parë i Vllaznisë, por jo me shume sukses. Pas tij do të vijë edhe njeriu më i suksesshem ne krye te Vllaznisë Myftar Cela. Ky njeri i thjeshtë nga qyteti i Bajzes fillon menjëhere punën duke nxjerrë ekipin shkodran nga shumë peripeci, e në fakt në sezonin 1997-98 do të vijë edhe gëzimi i parë i presidentit shkodran dhe i te gjithë tifozeve kuq e blu. Falë talenteve të reja që kishte ekipi si Edi Martini, Vioresin Sinani, Suad Lici, Armando Cungu etj Vllaznia shpallet Kampione e Shqipërise për të 8-n herë duke lenë prapa si Partizanin ashtu edhe Tiranen. Po këtë vit ne stadiumin “Qemal Stafa” të Tiranës, Vllaznia mund 5-4 me penallti Apolloninë e Fierit dhe fiton Superkupën e Shqipërisë.