Një 44-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi e ka zënë zetori gjatë kohës që ishte duke punuar.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Babicë në Vlorë dhe sipas informacioneve i plagosur ka mbetur shtetasi me iniciale A.Gj.
Mësohet se 44-vjeçari ka qenë duke punuar tokën, ndërkohë që zetori është përmbysur duke e zënë poshtë.
I plagosuri është dërguar në spitalin rajonal të Vlorës dhe po merr shërbimin mjekësor.