Avokati i Mihal Kokëdhimës është dhunuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës. Kujtim Cakrani fillimisht është sharë dhe më pas është qëlluar nga disa persona. Ka qenë vetë ai që ka bërë denoncimin në polici.
Avokati dyshohet të jetë dhunuar për shkak të detyrës. Mësohet se atij i është kërkuar që të heqë dorë nga një çështje, që lidhet me rrëmbimin e një personi.
Kujtim Cakrani është avokati që mbrojti në gjyq Mihal Kokëdhimën, pronarin e ish-hotelit “Panorama”, i cili dhunoi turistët spanjollë.