Një aksident raportohet se ka ndodhur në fshatin Peshkëpi të Vlorës. Sipas informacioneve të para mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa janë plagosur 5 persona.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar 3 ambulanca.
Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.