Një 37 vjeçar është shpallur në kërkim në Vlorë për vjedhje.
Sipas policisë, ky person dyshohet se me datë 25 Shkurt ka tentuar të hyjë me forcë për të vjedhur në një subjekt tregtar në lagjen “Pavarësia 3”.
Ndërsa me datë 27 Shkurt ka vjedhur disa materiale elektrike, në një subjekt tregtar në lagjen “Pavarësia 2”.