Një zjarr i madh është ndezur në fshatin Hoshtimë të Vlorës, i cili ka djegur varrezat aty pranë.
Flakët janë shtrirë deri fare pranë disa shtëpive në zonë, duke rrezikuar seriozisht banorët dhe pronat e tyre.
Policia po largon të gjithë qytetarët që jetojnë në këto banesa që rrezikohen nga flakët. Po ashtu, banorët nisur zhvendosjen e bagëtive nga stallat.
Në vendngjarje kanë mbërritur deri tani të paktën 2 mjete zjarrfikëse.
