Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “All in”.
Ata u vunë në pranga pasi në periudha të ndryshme kohore, kanë vjedhur shumën 10 000 euro, në një subjekt ku ishin të punësuar, në lagjen “Ali Demi”.
“Si rezultat i tij u bë arrestimi i shtetasve G. K., 34 vjeç, dhe T. C., 49 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, në periudha të ndryshme kohore, kanë vjedhur shumën 10 000 euro, në një subjekt ku ishin të punësuar, në lagjen “Ali Demi”.
Nga kontrollet e ushtruara në aparatet e tyre celular ka rezultuar se këta shtetas ushtronin veprimtarinë e paligjshme të organizimit të lotarive të palejuara (basteve sportive), nëpërmjet aparateve të tyre celular“, thuhet në njoftim.