Një shtetas shqiptar i akuzuar për vjedhje me armë në një argjendari në Gjirokastër 4 vjet më parë është ekstraduar nga Greqia.
Në kuadër të operacionit “The Wanted”, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Greqia në Shqipëri, të shtetasit Armand Mevlani., 45 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Gjirokastrës, me vendimin e datës 14.04.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me armë”, kryer në bashkëpunim.
Shtetasi A. M. akuzohet se më datë më 31.03.2021, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka vjedhur bizhuteri në një argjendari, në lagjen “18 Shtatori”, duke kanosur shitësin me armë zjarri.
