Një 35-vjeçar nga Saranda është vënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka vjedhur një shumë parash dhe dy telefona në dy automjete të parkuara.
Sipas policisë, i arrestuari është shtetasi E.Z, ndërkaq ka nisur hetimi për zbardhjen e rrethanave.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. Z., 35 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe 2 aparate celulare, në 2 automjete të parkuara.