Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“Vogëlushët u vranë nga terroristët”/ Netanyahu: Do ta paguajnë

21:52 / February 21, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
izrael
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Izraeli ka akuzuar Hamasin për vrasjen e vëllezërve Ariel dhe Kfir Bibas, pasi ushtria izraelite kreu një ekspertizë mjekoligjore pas dorëzimit të trupave, ndërsa eshtrat e nënës së tyre janë ende të pagjetura.

“Ariel dhe Kfir Bibas u vranë me gjakftohtësi nga terroristët. Ata nuk i qëlluan dy vogëlushët, i vranë me duart e tyre dhe kryen akte të tmerrshme për të mbuluar këto mizori”, tha në një deklaratë sot zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes izraelite, Daniel Hagari.

Dy vëllezërit u rrëmbyen nga Hamasi së bashku me nënën e tyre, Siri dhe babanë, Yarden gjatë sulmit të 7 tetorit në vitin 2023. Dy djemtë në atë kohë ishin 4 vjeç dhe 9 muajsh.

Babai i tyre u lirua në fillim të këtij muaji si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit mes Hamasit dhe Izraelit.

Organizata palestineze dorëzoi dje katër trupa, dy prej të cilëve u identifikuan si foshnja Kfir dhe vëllai i tij Ariel, ndërsa trupi i tretë, që supozohet të jetë nëna e tyre, Siri, nuk është konfirmuar të jetë trupi i vërtetë i saj.

Benjamin Netanyahu u zotua të sigurojë që Hamasi “të paguajë çmimin e plotë” pasi grupi dështoi të kthejë trupin e Sirit, në atë që kryeministri e quajti një shkelje “mizore” të armëpushimit.

Hamasi dha një shpjegim të frikshëm se pse grupi dorëzoi trupin e një individi të panjohur në vend të pengut izraelit. Ata pretenduan se eshtrat e Sirit ishin përzier me ato të një gruaje tjetër që u varros pranë saj në rrënoja pas një sulmi ajror izraelit që goditi vendin ku ajo po mbahej.

Ndërkohë, familja Bibas akuzoi sot Netanyahun se nuk i ka mbrojtur të dashurit e tyre gjatë sulmit të Hamasit në vitin 2023 dhe se nuk i ka sjellë ata në shtëpi.

Tezja e fëmijëve, Ofri Bibas, në një deklaratë emëroi kryeministrin izraelit si përgjegjës: “Nuk ka falje për braktisjen që iu bë atyre më 7 tetor dhe gjatë kohës në robëri. Kryeministër, nuk kemi marrë asnjë falje nga ju në këtë moment kaq të dhimbshëm për ne“.

ekspertiza Netanyahu teroristet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mësuesi rrahu nxënësin dhe u arrestua, kolegët e tij në protestë

08:39 / February 10, 2026

I ftohti ekstrem në New York la 18 të vdekur

08:12 / February 10, 2026

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.