Volejbollistja braziliane Paula Borgo ka ndërruar jetë në moshën 30-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë. Dy dy ditë më parë, në përvjetorin e martesës, ajo ndau me ndjekësit e saj një mesazh emocionues në Instagram.
“Na kaloi dita e 5-të dhe unë nuk isha mire. Ditën e 5-të e kaluam në spital, ti u kujdese për mua dhe më tregove sa shumë më doje. Kam dëgjuar shumë histori për burrat që lënë bashkëshortet e tyre kur sëmureshin, Karlos ishte krejt ndryshe, më tregoi se sa shumë më donte, më tregoi se ishte njeriu që më dërgoi Zoti. Dashuri, kam shumë gjëra të mira për të thënë për ty, kaq shumë tekste për të shkruar për karakterin tënd, shumë fjalë të bukura për të thënë për qenien që je. Thjesht dua që të gjithë të kenë privilegjin të kenë Karlos në jetën e tyre, një djalë si Karlos, një burrë, një vëlla, dhe Karlos me siguri do të ishte një baba i shkëlqyer”, ka shkruar Borgo në postimin e fundit në Instagram.