Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka zhvilluar një takim me kryeministren serbe Ana Bërnabiç.
Në përfundim të këtij takimi, Von der leyen ka thënë se në fokus të bisedimeve është normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilën shtoi se është i domosdoshëm.
“U zhvillua një takim i mirë. Komisioni Europian mbështet përpjekjet e Serbisë për anëtarësimin në BE. Plani ynë i ri do të ndihmojë në përshpejtimin e reformave, në rritjen e investimeve të BE-së dhe do t’u sjellë më pranë tregut të përbashkët”, ka shkruar presidentja e KE-së në postimin e saj të publikuar në Twitter.