Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Vonesa për tragetet në Durrës dhe Vlorë për shkak të motit

14:06 / January 4, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
traget
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për shkak të motit të keq, tragetet e nisura nga portet italiane kanë mbërritur me vonesa në Durrës dhe në Vlorë. Autoritet portuale njoftojnë se dy tragete janë nisur me vonesë nga porti i Barit, në fqinjin e përtej Adriatikut. Pritej që këto mjete detare të mbërrinin rreth orës 8 të mëngjesit të kësaj të premteje, por për shkak të motit të keq, janë vonuar.

Një tjetër traget, ai i nisur nga Ankona në Itali, ka mbërritur gjithashtu me një orë vonesë në terminalin e Durrësit paraditen e sotme. Edhe pse moti duket se nuk i favorizon lundrimet, deri përpara mesnatës priten të mbërrijnë edhe dy tragete të tjera nga Bari.

E njëjta situatë raportohet edhe nga Porti i Vlorës, ku trageti i nisur nga Brindisi nuk ka mbërritur ende, edhe pse duhej të kishte ardhur rreth orës 7:30 të mëngjesit.

Trageti i linjës Brindisi-Vlorë, i nisur me vonesë për shkak të motit të përkeqësuar dhe detit të dallgëzuar, pritet të mbërrijë në portin jugor rreth orës 14.

Durres keq traget Vlore vonesa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dhunohet në Vlorë avokati Kujtim Cakrani

15:00 / February 8, 2026

4 ditë reshje intensive shiu, Prefekti i Durrësit kërkon mobilizim të strukturave

21:59 / February 5, 2026

2800 tonë mbetjet e rrezikshme të “Kurum”, Prokuroria e Durrësit lëshon 33 masa sigurie, mes tyre 2 administratorët, zyrtarë të…

20:08 / February 3, 2026

Moti i keq në Vlorë, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla

14:02 / January 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.