Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Vorë-Hani i Hotit 2 orë me tren, ministrja Elisa Spiropali: Qeveria çon në Kuvend ratifikimin e kontratës

16:49 / June 19, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2024 06 19 at 14.30.46
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria ka çuar në Kuvend ratifikimin e kontratës për financimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali bëri të ditur se qeveria ka propozuar projektligjin “Për ratifikimin e kontratës financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve, për financimin e projektit “Linja hekurudhore Vorë-Hani i Hotit-porta globale” me vlerë 100 milion euro.

Postimi i plotë nga Spiropali

Mirëdita me një lajm shumë të mirë. Sot, Këshilli i Ministrave vendosi të propozojë në Kuvend projektligjin “Për ratifikimin e kontratës financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve, për financimin e projektit “Linja hekurudhore Vorë-Hani i Hotit-porta globale” me vlerë 100 milion euro.

Përmes këtij projekti strategjik do te kryhet rehabilitimi i linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit, për të mundësuar ofrimin e një shërbimi modern të transportit, arritjen e lëvizshmërisë së gjelbër të qëndrueshme sipas standardeve të BE-së.

Parashikohet rehabilitimi i linjës hekurudhore me një gjatësi prej 120 km dhe rehabilitimin e 12 stacioneve hekurudhore për pasagjerë dhe mallra, ndërsa koha mesatare e udhëtimit nga Vora në Hanin e Hotit pritet të jetë 2 orë. Në 6 qershor, Kuvendi miratoi në seancë Ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për rehabilitimin e kësaj linje hekurudhore.

Një pjesë e kostos totale të investimeve do të mbulohet nga buxheti i shtetit, pjesa tjetër nga BERZH, BE përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor dhe Banka Evropiane e Investimeve. Projekti synon të lidhë nëpërmjet hekurudhës, Shqipërinë me Malin e Zi nëpërmjet stacionit të përbashkët hekurudhor të Tuzit drejt Podgoricës, e më tej drejt lidhjeve hekurudhore ndërkombëtare midis kryeqyteteve, duke përfshirë Beogradin, Zagrebin, Lubjanën edhe Budapestin & do të japë një shtysë në zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë së vendit.

Ky projekt strategjik është një mundësi e madhe edhe për Shkodrën, qarkun dhe krejt rajonin veri-perëndimor. Kryeqendra e veriut dhe jo vetëm do të njohë një hov zhvillimi përmes aksesit të shtuar nga rehabilitimi i kësaj linje.

Zbatimi i projektit synon ndërtimin e një infrastrukturë hekurudhore ndërvepruese, të lidhur me vendet fqinje të rajonit e më gjerë, që plotëson kërkesat e Sistemit Evropian të Menaxhimit të Trafikut Hekurudhor, krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e shërbimeve të udhëtarëve dhe mallrave, rritjen ekonomike dhe zhvillimin social brenda vendit dhe nxitjen për kalimin nga transporti rrugor në transportin hekurudhor, duke promovuar një alternativë më eficiente për komunitetin dhe bizneset.

Kjo vepër me standard të një tjetër niveli do të forcojnë lidhjen midis Shqipërisë dhe rajonit, duke nxitur lëvizshmëri të qëndrueshme që vendos bazat për një rrjet hekurudhor modern, të sigurt dhe gjithëpërfshirës. Si shumicë qeverisëse jemi gjithmonë e më të bindur dhe të vullnetshën për t’ju përgjigjur sfidave dhe detyrimeve që kemi ndaj qytetarëve tanë, për të plotëesuar me gjithësej projektin historik Kombëtar: #Shqipëria2030.

Elisa Spiropali Vorë-Hani i Hotit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.