Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Voskopoja/ Fshati që ndërthur vlerat historike dhe bukuritë natyrore

14:53 / August 30, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vs
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Voskopoja, ndodhet në krahun perëndimor të qytetit të Korçës, e pozicionuar bukur mes kodrave, pyjeve me gjelbërim të përhershëm, është vendi ideal për t’u vizituar, në të gjitha stinët e vitit.

vosko2

Gjen aty një pistë skish për dimër, ajër të pastër, mikpritje dhe ushqim të shkëlqyer. Është vendi ideal për zhvillimin e turizmit malor dhe llojeve të tjera të sporteve verore dhe dimërore.

Edhe në këto ditë vere Voskopoja vazhdon të jetë destinacioni i preferuar i vizitorëve të cilët eksplorojnë bukuritë natyrore të ndërthurura me objektet e kultit duke lënë pas vapen e padurueshme të qytetit.

voskopje1

Voskopoja ose ndryshe djep i kulturës bizantine ndër shekuj, plot histori e trashëgimi monumentale, kulturë, art, ashtu siç tregohet nga historia ka qenë një qytet i banuar që nga vitit 1330 që arriti kulmin e lulëzimit në 1764, kur kishte më shumë se 30.000 banorë, 24 kisha, akademi, bibliotekë dhe shtypshkronjë.

voskopojeeeeeeeee

Sot ruan ende vlera të mëdha të artit mesjetar dhe copëza të shkëlqimit të dikurshëm. 8 nga 27 kishat mesjetare të Voskpojes kanë mbetur ende në fshat: Manastiri i Shën Prodhromit, Kisha e Shën Kollit, Kisha e Shën Thanasit apo Kisha e Shën Ilias, ku mund të admironi pikturat e mrekullueshme murale të piktorëve të famshëm korçarë si David Selenica apo vëllezërit Zografi.

kisha shen nikolla
kisha shen kollit

Pasi të keni vizituar objektet e famshme të artit bizantin që ruajnë ende vlera të rralla e të papërsëritshme, mund të shijoni gastronominë tradicionale të zonës duke pasur në krye të tryezës lakrorin e famshëm.

voskopojeeee
voskopoje3
1622825 16120122130049328237
800px Church of Saint Nicholas 3

Në Voskopojë i gjen të gjitha.

bukurite fshati nderthurur vlerat Voskopojë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fshati digjet…

11:56 / January 11, 2026

Mbytet në përroin e fshatit Mlizë të Elbasanit 35-vjeçari, gjendet pas disa orësh trupi i pajetë

08:27 / November 27, 2025

Fshati turistik merr statusin e veçantë, Lini shpallet“Ansambël Arkitektonik”

08:05 / November 3, 2025

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.