Partia Socialiste ka gati pr/ligjin për votën e diasporës.
Nga foltorja e Kuvendit Damian Gjiknuri bëri thirrje për ta kaluar pr/ligjin brenda korrikut dhe zbulon detajet.
“Opozita nuk kishte një drejtim t saktë, se kush do të merrte përsipër që të udhëheqtë tryezën për reformën zgjedhore. Më vonë u përçanë se ishte problemi i vulës. Dështimi i reformës zgjedhore qe i parashkruar. Me vullnetin e mirë si maxhorancë krijuam një mekanizëm dialogu. Duhej të adresohej vota e diasporës. Ne ofruam që të përfshijmë votimin dhe numërimin elektronik në pjesën më të madhe të vendit.”, tha ai.