Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Vota e emigrantëve, Kushtetuesja zbardh vendimin

13:26 / January 11, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zgjedhjet e pjesshme vendore 6 mars 1280x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Kuvendi ka cenuar të drejtën e emigrantëve për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, duke miratuar amendamente në Kodin Zgjedhor që krijojnë te qytetarët iluzionin se gëzojnë një të drejtë, por që në fakt nuk ekziston”,-është argumenti i zbardhur nga Gjykata Kushtetuese, sa i përket votimit nga jashtë vendit. “E drejta kushtetuese e votës së kësaj kategorie për shkak të boshllëkut ligjor ka mbetur thjesht një parashikim deklarativ, i pazbatueshëm efektivisht në praktikë, duke mbetur në thelbin e saj iluzive”.

Në ndryshimet që iu bënë Kodit Zgjedhor në vitin 2020 u sanksionua për herë të parë e drejta e shqiptarëve me banim të përhershëm jashtë territorit të Shqipërisë për të votuar nga ku ata jetojnë. Këtë të drejtë duhet ta implementonte KQZ. Gjykata vëren se pavarësisht kohës së kaluar, asnjë akt nuk është miratuar në këtë drejtim për të mundësuar gëzimin e kësaj të drejte nga qytetarët.

“Deri në këto zgjedhje Rregullatori nuk miratoi zhvillimin për herë të parë të votimit nga jashtë vendit, sikundër po ashtu as Komisioneri nuk plotësoi masat tekniko-organizative që mundësojnë votimin nga jashtë vendit”. Pavarësisht përgjegjësisë me të cilën ngarkon KQZ-në, Gjykata Kushtetuese nga ana tjetër e justifikon atë me mungesën e kohës që iu la në dispozicion këtij institucioni për implementimin e votës nga jashtë vendit.

Tashmë sipas këtij vendimi, Kuvendi ka kohë deri në janarin e vitit 2024 që të miratojë ndryshimet ligjore për të mundësuar të drejtën e votimit nga jashtë vendimit të shtetasve me banim të përhershëm jashtë Shqipërisë.

kushtetuesja Vota e emigrantëve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.