Me 74 vota pro Kuvendi miratoi sot ligjin për Zonat e Mbrojtura, dhe pas votimit deputetet e PD-së, Jorida Tabaku dhe Ilda Dhori i janë bashkuar protestës. Tabaku tha se është në shkelje të direktivave të BE dhe se sipas saj Brukseli po përgatit një notë proteste për vendin tonë. Ajo shtoi edhe se me këtë ligjkorruptiv do jepen 14 vendime për investime strategjike brenda zonave të mbrojtura.
”I përdorën deputetët, qeveria solli një vendim tjetër, me ligjin e miratuara në zonat e mbrojtura do të bëhen investime. Zonja Gjona duhet të flasë vetë. Ky është një ligj korruptiv për kapjen e shtetit. Ka 14 ligje që tregojnë kapjen e shtetit, të miratuar në Parlament.
Lexo edhe :
Related Posts
Jeni koshientë se sa kemi reaguar ne. Mos e shikoni lidhjen vetëm për mjedisin, por shikojeni si korruptiv. Shqipëria është një vend sovran që miraton ligjet e veta, por kemi një detyrim në procesin e integrimit. Është një ligj korruptiv, që do japë leje për struktura akomoduese në zona të mbrojtura.
Ky është një ligj korruptiv, që tregon kapjen e shtetit. Ka 14 ligje që tregojnë kapjen e shtetit. Unë di që qeverisë shqiptare është duke iu dërguar një notë proteste, se kapitujt për mjedisin është ndër më të vështirët.
Kur vjen puna për të marrë akte për hapjen e negociatave, i shkel ato me dy këmbë. Me këtë ligj shkoi akoma edhe më tej, mos e shikoni lidhjen vetëm me mjedisin, shikojeni kryekëput korruptiv. BE do vazhdojë përpjekjet, Shqipëria është një vend sovran, por kemi një detyrim nga procesi i integrimit. Është në shkelje të direktivave të BE dhe ligj korruptiv, do japë leje për ndërtim në zona të mbrojtura”, tha Tabaku.