Presidenti Bajram Begaj i është drejtuar sot qendrave të votimit së bashku me Zonjën e Parë të Shtetit, Armanda Begaj.
Në një komunikim për mediat, kreu i shtetit iu bëri thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e votës.
“Sot është një ditë e rëndësishme në demokraci. Unë sot ushtrova detyrën time si qytetar. Çdo shtetas me të drejtë vote sot ka ditën që të dëgjohet, që vota e tij të realizohet dhe të bëjë ndryshimin. Këto votime nuk janë të partive politike por të qytetarëve”, tha Begaj.