Gjatë takimeve të zhvilluara ditët e fundit me kandidatin e Partisë Socialiste për Matin, Altin Bojni, qytetarët kanë shprehur mbështetjen dhe vlerësimin e tyre për të dhe për drejtimin që po merr zona.
“Partia Socialiste, Kryeministri Edi Rama dhe Agron Malaj kanë ditur të përzgjedhin kandidatin e duhur për Matin,” u shprehën disa prej banorëve, duke e cilësuar Altin Bojnin si përfaqësuesin ideal të komunitetit.
Ata vlerësojnë rrënjët dhe figurën e kandidatit, duke theksuar se: “Altini vjen nga një familje e ndershme, punëtore dhe me kontribute të vyera për Partinë Socialiste.”
Me besim në vazhdimësinë e punëve së mira të deritanishme, qytetarët deklarojnë: “Kemi bindjen se Altin Bojni do të punojë me përkushtim, ashtu siç ka punuar Agron Malaj.”
Më tej, ata theksojnë se rezultatet e qeverisjes dhe investimet konkrete në Mat janë një garanci për mbështetjen e vazhdueshme: “Populli do të vijojë të mbështesë Partinë Socialiste për shkak të investimeve të kryera dhe politikave të ndjeshme sociale. Vetëm PS ka një program të qartë dhe gjithëpërfshirës për fshatin.”
Duke vënë në dukje rëndësinë e vazhdimësisë dhe bashkëpunimit të pushteteve lokal-qendror, disa banorë u shprehën: “Nëse Altini punon si Agroni, pas dy vitesh do të ketë sërish mbështetjen tonë pa asnjë mëdyshje.Altin Bojni e ka rrugën të shtruar nga puna e bërë nga Agron Malaj. Të dy bashkë mund të bëjnë akoma më shumë për Matin.”
Deklaratat përfundojnë me një mbështetje të qartë politike: “Investimet e mëdha në Mat na kanë bindur që më 9 Nëntor të votojmë sërish për kandidatin e Partisë Socialiste, Altin Bojni.”
