“Arrest me burg” është masa e sigurisë e dhënë sot për dy autorët e dyshuar të vrasjes së Luljeta Prezës. Ngjarja ndodhi pak ditë më parë te Ura e Dajlanit në Durrës. Vendimi për Aldo Brahimajn dhe Ylli Grabovarin u dha nga gjykata e Durrësit. 32-vjeçarja e cila punonte si punonjëse seksi u vra poshtë urës së Dajlanit me thike gjate natës. Trupi i saj u konstatua disa orë më vonë nga kalimtare të rastit.
“Unë kam ardhur për djalin. Nuk e di është apo nuk është e vërtetë. Të kalbet brenda nëse e ka bërë djali im. Merrej me shishe, mblidhte kanaçe, e di tërë Fieri që ai mblidhte shishe. Ne jetojmë në Garbianë. Më morën në shtëpi, këta të Durrësit brenda. Më thanë ku e ke djalin, vajti për pagurë u thash. Se gjithmonë mblidhte pagure dhe vinte në shtëpi”, tha nëna e Aldos, Donika Hamzai.