Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vrasës me pagesë dhe pjesë e grupit të Ervis Martinajt, kush është personazhi me dy emra që u përfshi në rrëmbimin e 35-vjeçarit

11:34 / July 31, 20244 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Tori Xhecuka alias Hektor Xhecuka ervis martinaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vrasësi me pagesë Tori Xhecuka alias Hektor Xheçuka është shpallur në kërkim për rrëmbimin dhe kërcënimin për dhënie pasurie të një 35-vjeçari në Tiranë, ngjarje për të cilën akuzohen se janë përfshirë edhe 6 persona të tjerë, mes tyre ish-presidenti i Klubit të Kamzës, Naim Qarri.

Për ngjarjen e ndodhur në kryeqytet policia ka arrestuar 5 prej persona të përfshirë, ndërsa 36-vjeçari me dy emra, si edhe 49-vjeçari Fredi Keta janë shpallur në kërkim. Ndërkohë masa e sigurisë “arrest me burg” është ekzekutuar për dy shtetasit Aleksander Osmani dhe Artan Pirraci.

Ndërsa ish-presidenti i klubit të Kamzës, Naim Qarri, Sajmir Kolaveri dhe Adem Metkola janë nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë hequr lirinë një 35-vjeçari, dhe e kanë kanosur atë për dhënie pasurie”, njoftuan uniformat blu.

 Tori Xheçuka

36-vjeçari njihet si pjesë e grupit të Ervis Martinaj dhe dyshohet si vrasës me pagesë i përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale.

Ai është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme pas zbërthimit të bisedave në Sky ECC ku u lëshuan 50 urdhër arreste.

Komunikimet në aplikacionin Sky ECC zbuluan se ai kishte marrë përsipër rolin e organizatorit dhe ekzekutorit të të fortit të Niklës, Durim Bami për llogari të bosit të lojërave të fatit, Ervis Maritnaj, i cili është i zhdukur prej gati 2 vitesh.

Vrasja e Emiljano Boçit

Tori Xheçuka alias Hektor Xheçuka është një emër i njohur për botën e krimit pasi rezulton i përfshirë në vrasjen e Emiljano Boçit, ku mbeti i plagosur edhe shoku i këtij të fundit, ndërsa e dashura e viktimës që ndodhej në mjet i shpëtoi plumbave.

Ngjarja ndodhi më 14 Janar të vitit 2018 në afërsi të Policisë Bashkiake dhe 36-vjeçari u arrestua si autor i dyshuar i krimit.

Hektor Xheçuka u akuzua për vrasjen me paramendim të Emiljano Boçit dhe vrasjen e mbetur në tentativë të Melvi Dishës, mik i viktimës, që mbeti i plagosur në atentatin e 14 janarit 2018 në Tiranë.

“Atentati, ku mbeti i vrarë Emiljano Boçi dhe u plagos shoku i tij Melvi Disha, pranë Policisë Bashkiake në Tiranë, dyshohet të jetë realizuar nga një vrasës me pagesë”, thanë  burimet policore pas ngjarjes.

Emiljano Boçi, kishte vetëm 3 javë që ishte kthyer nga Gjermania ndërroi jetë në spital.

Ai dhe miku u tij Melvi Disha u qëlluan sapo kanë hipur në makinën tip “Range Rover”, me targa gjermane, ngjyrë e bardhë, sipas Policisë nga Hektor Xheçuka.

Burime nga Policia thanë në atë kohë se në drejtim të makinës është qëlluar të paktën 5 herë me armë zjarri me silenciator. Në sediljen e parë të makinës ndodhej edhe e dashura e viktimës, por ajo i shpëtoi plumbave dhe lajmëroi policinë për atentatin.

Në nëntor 2028, policia vendosi në pranga të riun me dy emra si autor të dyshuar të ngjarjes, por u lirua nga qelia.

Gjithashtu Hektor Xheçuka ka qenë i dënuar më parë për vrasje me dashje të mbetur në tentativë.

Për këtë vepër penale ai ka qenë i shpallur në kërkim për disa kohë nga Policia e Tiranës, derisa u arrestua më 25 shkurt të vitit 2015, në pikën kufitare Tre Urat në Përmet, me qëllim vuajtjen e dënimit.

Po ashtu, Hektor Xheçuka dyshohet se kishte tentuar të vriste një person, ngjarje që daton 6 korrikun e vitit 2020 në zonën e Matit.

Enrik Metra dëshmoi se 36-vjeçari e kishte qëlluar me armë në ambientet e jashtme të një restoranti ku po flisnin për një ngjarje të rëndë që i kishte ndodhur vëllait të Xheçukës.

Më pas u tha se Xheçuka u mor i pandehur nga Prokuroria e Matit për akuzën e “Vrasjes me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit dhe municioneve”.

Gjithashtu në 17 Janar 2022 ai është ndaluar në zonën e Xhamllikut, teksa ecte në rrugë i vetëm ndërkohë që ishte në arrest shtëpie.

Në momentin e arrestimit burime për gazeta “Panorama” thanë se ende nuk dihej arsyeja e thyerjes së asaj mase nga ana e Xheçukës, ndërkohë ai nuk bëri rezistencë ndaj punonjësve të Policisë në momentin që u ndalua.

Përveç Hektorit, probleme me drejtësinë ka edhe vëllai i tij, Elsoni, i cili është akuzuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, ngjarje e ndodhur në shkurt 2021 në Fier.

Ervis Martinaj Hektor Xheçuka Tori Xhecuka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.