Detaje janë zbardhur nga vrasja e 14 vjeçarit në fshatin Pirg, Maliq. Autori ka shkuar me një mjet në fshatin Zvirinë dhe para lokalit të xhaxhait të viktimës ka xhiruar gomat dhe është larguar.
Më 14 gusht viktima Erald Xhejo, së bashku me një shok kanë shkuar në fshatin Pirg për t’u qethur në berberhane në afërsi të lokalit ku ndodhi vrasja. Ata kanë parë autorin duke kaluar me makinë dhe i kanë fishkëllyer me qëllim për t’u sqaruar.
Ai ka ndaluar ka dalë nga makina dhe kanë nisur në debatojnë ndërkohë që ka nxjerrë thikën. Viktima në këto kushte ka marrë një karrige nga oborri i lokalit për tu vetëmbrojtur duke e vendosur përpara trupit por teksa bënte hapa pas është penguar dhe autori në atë moment e ka goditur me thikë. I gjithë konflikti është filmuar nga kamerat e sigurisë së lokalit.
