Vrasja e 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahu nga 2 të mitur në Podujevë, është ende e fortë në Kosovë, ku është tronditur i gjithë opinioni publik. Ekspertët fajësojnë shoqërinë dhe sistemin arsimor që siç thonë ka dështuar të parandalojë akte të tilla. Rrahja për vdekje e Lulzim Fejzullahut nga dy të mitur në Podujevë vazhdon të thellojë krizën, në të cilën po zhytet brezi i ri në vendin tonë.
Sipas ekspertëve të fushës, dy janë çështjet që po ndikojnë në nxitjen e të rinjve për të kryer akte të tilla dhune: sistemi arsimor dhe rrjetet sociale. Doktori Psikiatër Ferid Agani, thotë se shoqëria jonë akoma po vuan traumat e pas luftës të cilat janë paralajmëruar më herët. Sipas Aganit, sistemi arsimor vazhdon të jetë problematik dhe shumë sipërfaqësor për tē parandaluar aktet e dhunës dhe të krimeve të tilla si ky i rastit të 18-vjeçarit Fejzullahu.
Nuredin Ibishi pohon edhe se mekanizmi i parandalimit nuk funksionon në Kosove, ka mungesë të theksuar të koordinimit si strategjitë e sigurisë në komunitet. Eksperti Ibishi thekson se gjate viteve të fundit i është kushtuar pak vëmendje nga mekanizmat e shtetit dhe rolit të policisë në lagje dhe komunitet. Shoqëria jonë vlerësojnë ekspertët, duhet pranojë që janë para një sfide, siç është dhuna dhe vrasjet makabre, të bëhen bashkë për të ndërtuar mekanizma parandalues, ose në të kundërtën do të bëhemi vetëm dëshmitarë të këtyre akteve.