Vetëdorëzohet autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur dy ditë më parë në Tiranë, ku humbi jetën 20-vjeçari Stiven Toshkesi.
Falë negociatave të vazhdueshme me familjarët, është vetëdorëzuar Aksel Hoxhaj.
18-vjeçari, në rrugën “Skënder Sallaku”, në bashkëpunim me shtetasin E. M., 18 vjeç, (arrestuar disa orë pas ngjarjes), kanë goditur me thikë Toshkesin, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.