Vrasja e Luljeta Prezës në Durrës, arrestohet Eridon Patlli. Ai del që shfrytëzonte për prostitucion një 15-vjeçare. Ka qenë vetë vajza e cila ka bërë kallëzimin në Polici, pais u shoqërua fillimisht lidhur me vrasjen e Luljeta Prezës. E mitura ka thënë se Eridon Patlli e ka shfrytëzuar për prostitucion gjatë kohës që ata bashkëjetonin në bashku. 24-vjeçari është vënë në pranga, ndërsa e mitura është në hetim në gjendje të lirë për veprën penale moskallëzim krimi.
Njoftimi
Në vijim të hetimeve të thelluara të kryera nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, për dokumentimin e plotë ligjor të përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve të proceduar penalisht për vrasjen e shtetases L. P., 32 vjeçe, trupi i së cilës u gjet poshtë urës së Dajlanit, më datë 02.08.2023, rreth orës 10:35, ju bëjmë me dije se:
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 02.08.2023, ka kallëzuar shtetasja 15 vjeçe, e proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, ditën e djeshme, në kuadër të operacionit policor të koduar “Deluzion”, se gjatë kohës që ka bashkëjetuar me shtetasin E. P., ky i fundit e ka shfrytëzuar për prostitucion.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.