Ka zgjatur pak orë arratia e autorit të vrasjes së Selim Velsulës, 65-vjeçarit që u gjet i vrarë me thikë në fshatin Xibër të Klosit mbrëmjen e së enjtes. Autori është identifikuar si Hazbi Velsula dhe është kushëri i 65-vjeçarit.
Mësohet se ai është arrestuar në shtëpinë e të vëllait në zonën e Alliasit në Tiranë.
Policia, njoftoi një ditë më parë, se 65-vjeçari u gjet i pajetë pranë pronës së tij.
Nga këqyrja paraprake u konstatuan dëmtime në trup të shkaktuara me thikë. Policia po heton shkaqet e ngjarjes, por ende nuk dihet nëse viktima ka pasur ndonjë konflikt me autorin.

