Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Vrasja e Aleks Nikës në 21 janar, përlotet deputeti i PS: Isha krah për krah me të, u largova kur gjethet e pemëve filluan të binin nga plumbat

23:12 / November 16, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ndreca
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Duke diskutuar për vendimin e Gjykatës së Strasburgut për vrasjen e Aleks Nikës në 21 janar 2011, deputeti i PS Eduart Ndreca, i përlotur ka rrëfyer se gjatë momentit kur gardistët kanë qëlluar me plumba, edhe ai vetë ka qenë pranë viktimës i cili ishte në grupin e protestuesve të ardhur nga Lezha.

Ai tregoi se ishte larguar në momentin kur ishin qëlluar me plumba dhe më pas mori vesh lajmin se Aleks Nika ishte qëlluar dhe kishte ndërruar jetë.  

“Kemi qenë grupi i Lezhës, bashkë me Aleks Nikën. Mbaj mend që jemi kontrolluar nja 10 herë nga Lezha deri në Tiranë. Kemi hyrë, Aleks Nika ka pasur një flamur në dorë. Jemi larguar kur filluan gjethet e pemëve të binin nga plumbat. Kemi ikur të gjithë në drejtim të paditur, kam qenë bashkë me 3 kushërinjtë e mi dhe më vonë kam marrë vesh që Aleks Nika ka mbetur i vrarë.

Unë nuk ngurroj ta them, është një krim i mirëfilltë shtetëror sepse jashtë perimetrit të qeverisë në asnjë mënyrë nuk duhet të ishte vepruar ashtu. Nuk ia merrte kush karrigen edhe sikur të hynin në kryeministri protestuesit. Më rrënqethet mishi kur e kujtoj, sepse përtej dhimbjes për një mik të mrië, mund të kisha qenë edhe unë. Kam arsye ta kujtoj dhe ta përmend sa herë të dal”– tha Ndreca.

aleks nika Eduart Ndreca lot
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.