Deputetja Rudina Hajdari foli në emisionin “Opinion” për vrasjen e babait të saj, Azem Hajdari. Ajo u shpreh se e di kush ishin personat që tërhoqën këmbëzën dhe qëlluan mbi babain e saj.
“Më bën përshtypje që në çdo qytet ai ka takuar njerëz dhe i ka prekur nga afër. Ka takuar çdo lloj njeriu dhe u ka bërë ndere të ndryshme. Më çudit fakti që.. padyshim që ne e dimë ngjarje dhe kush e tërhoqi atë këmbëzën. Më çudit fakti që ky njeri që ka qenë njeriu i njerëzve, njeriu që shembi dhe shkërmoi etapën komuniste. Njeriu i dashur nga të gjithë shqiptarët. Si ka mundësi, pse?. Kush ka qenë ai person, ose njerëz që e kanë dashur këtë ngjarje.
Pra ajo që di unë, dihet dhe drejtësia e ka shpallur kush kanë qenë personat që e kanë tërhequr atë këmbëzën, por nuk kuptohet pse këta persona e kanë bërë këtë gjë”, tha Rudina Hajdari.