Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja teksa foli për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë, tha se sapo të mbërrijë kërkesa e letër porosive për 6 autorët e dyshuar, do të nisë puna me homologët e vendeve të tjera. Duke iu përgjigjur interesit të medieve, në lidhje me autorët e dyshuar për vrasjen, Manja tha se, vazhdojmë punë për ekstradimin e tyre dhe vënien para drejtësisë.
“Unë nuk di se ka raste të refuzimit të ekstradimit. Në të gjitha rastet që ka pasur kërkesa ne i kemi realizuar. Lidhur me ngjarjen e Lezhës jemi ne bashkëpunim te ngushtë me prokurorinë ne momentin e parë qe do të vijnë letër porositë do i procedojmë menjëherë dhe do komunikojmë me homologet e huaj për shtetasit e përfshirë në këtë ngjarje të shëmtuar”, tha ministri.
Manja përgëzoi Prokurorinë dhe Policinë e Shtetit për zbardhjen e ngjarjes në Lezhë. “Përgëzoj Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë, që në kohë rekord arritën që të zbardhnin një ngjarje kaq të shëmtuar”, tha Manja.