Zhdukja e Remzi Hoxhës është një rast ekstrem nga siguria e shtetit të asokohe. Kjo është ngjarja më e pazbardhur dhe trupi i tij nuk u gjend kurrë. Artan Hoxha i ftuar në këtë emision ka treguar se çfarë ka ndodhur në vitin 1995 kur biznesmeni u vra dhe arsyen pse.
Artan Hoxha: Kjo është një ngjarje shumë e rëndë, është një ngjarje që ka ndodhur para 29 vitesh, më 31 tetor të vitit 1995. Po shkojë në tre dekada fiks, është ngjarja e një qytetari i cili ishte një biznesmen në atë kohë, u rrëmbye në mes të kryeqytetit, u provua që u rrëmbye nga skuadra operative e Shërbimit Informativ Kombëtar, SHIK-ut në atë kohë. U çua në bazën e SHIK-ut në Lezhë, u torturua aty dhe më pas kufoma e tij u zhduk.
Juli Xhokaxhiu: Kujt i interesonte zhdukja e Remzi Hoxhës për më tepër në këtë mënyrë dhe arsyet?
Artan Hoxha: Në atë kohë, Remzi Hoxha ishte një nga financuesit e lëvizjes guerile që po lindte në Kosovë. Ishte marrë me këtë aktivitet në Kosovë, erdhi nga Kosova në Shqipëri me idenë për të qenë një korrdinator i lëvizjes guerile për ata që kishin probleme dhe i shpëtonin regjimit të Millosheviçit në Kosovë, strehoheshin në Shqipëri, pajiseshin me dokumente dhe shkonin drejt Europës. Ata që vinin nga Kosova dhe kishin nevojë për mjekim ndihmoheshin nëpër spitalet e Shqipërisë etj. Biznesi që hapi ai duralumini ishte një mbulesë për aktivitetin që kryente Remzi Hoxha. Ai u godit për këtë gjë, informacioni për përfshirjen e tij në aktivitet që mund të dëmtonte Republikën e Shqipërisë, është dhënë nga agjentët e shërbimit sekret serb. Në rastin më të mirë ka rënë në grackën në e dizinformacionit që janë dhënë nga shërbimet sekrete sërbe. Do të ishte fatkeqësi e madhe që të mendojnë se kanë bërë në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Një njeri që e kërkonin serbët, e zhdukin shqiptarët, kjo nuk ka sens.