Gjykata e Kavajës ka lënë në burg policin Bledar Toçi, i cili akuzohet për vrasjen e Dritan Haxhollit.
Ngjarja në fjalë ndodhi ditën e enjte, në lagjen nr. 2 të Kavajës në banesën e Marsida Qatjas. Nga ambientet e spitalit të Durrësit, atje ku ai qëndron i shtruar pas një plumbi që mori në qafë.Nga hetimet e deritanishme, shkaku i kësaj ngjarjeje të rëndë me 1 viktimë, u bë 30-vjeçarja, nëne e 3 fëmijëve, e cila kishte pasur një marrëdhënie intime me Haxhollin, dhe më pas kishte vendosur të ndahej nga ai.
Ky i fundit pasi nuk pranonte ndarjen, kishte shkuar në banesën e Marsida Qatjas, i armatosur me kallashnikov dhe pasi qëlloi ndaj Toçit, ky i fundit u kundërpërgjigj, duke e vrarë. Ndonëse më herët prokuroria deklaroi se ishte vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes, grupi hetimor i organit të akuzës në bazë të provave ka ngritur akuzën ‘Vrasje me dashje’.