Një taksist grek është thirrur nga Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit si dëshmitar për vrasjen e Devi Kasmit dy vite më parë.
Bëhet fjalë për Apostol Mildis dhe ai kërkohet nga Efthimious Efthimiou për të dëshmuar pasi pretendon se i ka treguar qëllimin se pse kishte ardhur në Shqipëri.
Ky i fundit akuzohet për vrasjen e Kasmit më 29 janar 2018. Mësohet se kërkesa e tij është pranuar, ndërkohë që të akuzuar të tjerë krahas Efthimio si ekzekutor janë Elton Halipaj, Malvin Dinellari dhe Aurel Hoxhallari në kërkim. Ky i fundit dyshohet të jetë dhe kreu i grupit kriminal.