Prokuroria e Krimeve të Rënda vazhdon hetimet për vrasjen e Dritan Haxhollit, nga ish-shefi i sigurisë së brendshme në Burgun e Durrësit, Bledar Toçi.
Toçi e qëlloi për vdekje Haxhollin ndërsa këta dy të fundit ndodheshin në shtëpinë e Marsida Qatjës, në Kavajë. Fillimisht u raportua se Qatja ishte molla e sherrit. Por së fundmi, nga zbërthimi i telefonave Prokuroria ka hedhur dritë mbi konfliktin e tyre. Prokuroria ka zbuluar se viktima dhe autori kanë pasur konflikte të mëparshme, që nuk lidheshin me 30-vjeçaren.
Në telefonat e të dyve janë gjetur mesazhe, ku Haxholli kërcënonte Toçin, duke i kërkuar para. Prokuroria dyshon se mes viktimës dhe autorit ka pasur konflikte edhe për drogë.
Ndërkohë, në telefonin e viktimës, Prokuroria ka gjetur komunikime e kërcënime edhe me biznesmenë, të cilëve u kërkonte para.