Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Vrasja e dy ligjvënësve në Minnesota të SHBA, arrestohet autori i dyshuar

09:13 / June 16, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vrasja shba
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 57-vjeçar, i identifikuar si Vance Luther Boelter, është arrestuar nga policia e Minnesotës në SHBA, si i dyshuar për vrasjen e politikanes demokrate të shtetit Melissa Hortman dhe bashkëshortit të saj,  Mark Hortman. 

Arrestimi u bë të dielën pas një operacioni të madh dy ditor pas të shtënave që tronditën vendin. Guvernatori i Minnesotës, Tim Walz, e përshkroi ngjarjen si një “vrasje të motivuar politikisht”.

Autoritetet thanë se i arrestuari dyshohet se qëlloi dhe plagosi gjithashtu një ligjvënës tjetër demokrat, senatorin e shtetit John Hoffman, dhe gruan e tij, Yvette, në shtëpinë e tyre disa kilometra larg.

Policia thotë se ai ishte i armatosur në kohën e arrestimit në një zonë rurale në perëndim të Minneapolis, por u dorëzua.

Vrasja ishte episodi më i fundit i dhunës politike të profilit të lartë në SHBA. Incidente të tilla kanë variuar nga një sulm në vitin 2022 ndaj bashkëshortit të ish-kryetares demokrate të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, në shtëpinë e tyre, deri te një përpjekje për vrasjen e Donald Trump vitin e kaluar dhe një sulm me zjarrvënie në shtëpinë e guvernatorit të Pensilvanisë, Josh Shapiro, në prill.

2 deputeteve arrestohet autori SHBA Vrasja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026

Dosja “Epstein”, Ghislaine Maxwell e gatshme të flasë nëse merr falje nga Trump

19:58 / February 9, 2026

AAK përkrah pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, Haradinaj: Me SHBA-të jemi krah njëri tjetrit në çdo iniciativë

19:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.