Shkodra u trondit dje sërish nga krimi, ku dy vëllezërit Bilali u vranë në pragun e shtëpisë.
Në momentin e vrasjes, njëri nga vëllezërit Bilali ka qenë i armatosur. Mësohet se në momentin kur autorët e vrasjes kanë qëlluar në drejtim të viktimave, 59-vjeçari Astrit Bilali i është kundërpërgjigjur atyre duke qëlluar me pistoletë.
Përveç dëshmive, kjo është vërtetuar dhe nga gjetja e gëzhojave në vendin e ngjarjes ndërkohë që arma pistoletë është gjetur pranë trupit të viktimës në vendin e ngjarjes .
Ndërkohë, sa i takon makinës së djegur nga autorët, blutë e Shkodrës bëjnë me dije se përveç se me targa të falsifikuara, ky mjet është deklaruar i vjedhur që në muajin dhjetor të 2018-ës.
Nga ana tjetër në brendësi të mjetit tip Benz, është gjetur edhe arma e krimit tip automatik e cila është përdorur në vrasjen e dy vëllezërve Bilali.