Dy prej autorëve të vrasjes së kushërinjve në Laç janë vetëdorëzuar në polici. Markel dhe Vinsent Bushi, pas negociatave me familjarët e tyre.
“Njëkohësisht Grupi i posaçëm hetimor negocioi me familjarët e autorëve të dyshuar që ata të dorëzoheshin organeve të drejtësisë. Dy nga autorët e dyshuar, shtetasit M. B., 25 vjeç dhe V. B., 28 vjeç, të dy lindur e banues në Kurbin, pas negociatave me familjarët, janë vetë dorëzuar në Polici. Grupi i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për dokumentin e plotë të kësaj ngjarje”, njofton policia e shtetit.
Lexo edhe- Zbulohet dinamika e ngjarjes, si filloi sherri fatal në Laç
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Kurbin, për veprime te mëtejshme hetimore, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera të cilësuara, në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.