Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vrasja e Egli Progës, lirohen nga qelia dy të akuzuarit

11:25 / November 18, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1737237489 egliproga
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Korçës ka vendosur të ndryshojë sot, 18 nëntor, masën e sigurisë për dy personat e dyshuar si të përfshirë në vrasjen e Egli Progës, ngjarje e ndodhur më 10 gusht 2024 në Pogradec.

Siç bëhet me dije, pasi ka përfunduar afati ligjor i paraburgimit për të dy të hetuarit, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” deri në përfundimin e hetimeve.

Prokuroria e Korçës vijon hetimet për ngjarjen dhe po pret zbardhjen e plotë të pamjeve të kamerave të sigurisë nga lokali “Stropcka”, ku ndodhi vrasja.

Sipas gjykatës, vonesat në dokumentimin e ngjarjes kanë ndikuar në pranimin e kërkesës së mbrojtjes për ndryshimin e masës së sigurisë. Ndërkohë, ndaj shtetasve L.G., dhe D.M., rëndon akuza për moskallëzim të krimit dhe kryerje veprash që pengojnë zbardhjen e së vërtetës.

Ishte parashikuar që hetimet për rastin të përfundonin më 11 nëntor, megjithatë nuk ndodhi kështu. Kërkesa për zgjatjen e afateve të hetimit u bë nga Prokuroria e Korçës, pasi ka dërguar në një laborator në Itali për ekspertizë DVR-në e kamerës së lokalit, për të sqaruar se çfarë ka ndodhur atë ditë, kur dyshohet se babai i dy fëmijëve u dhunua dhe më pas humbi jetën.

Për ekspertizë janë dërguar edhe pamjet e kamerës së një marketi që dyshohet të ketë filmuar ngjarjen. DVR-të janë nisur me shpresën e rikuperimit të pamjeve, të cilat dyshohet se janë fshirë nga autorët.

Kjo ngjarje shkaktoi debate të forta vitin e shkuar dhe përplasje mes policisë e prokurorisë. Edhe motra e viktimës ka ngritur akuza të forta mbi mënyrën se si janë zhvilluar hetimet për këtë çështje.

arrest në shtëpi Egli Progës lirohen qelia të akuzuarit Vrasja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Durrës/ 15-vjeçari ndërron jetë pas 9 ditësh në intubim, u plagos me…

20:19 / December 4, 2025

Të shtëna me armë zjarri, arrestohet 26-vjeçari

17:05 / December 4, 2025

Kush e vrau Mëhallën? Policia ka videon, por s’gjen dot ekzekutorin. I treti në pranga kyç gojën

16:49 / December 4, 2025

Vrasja e Malkos, Apeli lë në fuqi dënimin për Blendi Tetën

15:24 / December 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.