Për vrasjen e Grei Bihucit në qendër të Fierit, sot është arrestuar një tjetër adoleshent. Pas arrestimit të Florjan Mukës, sot u vu në pranga 17-vjeçari K.M, banues në fshatin Kallm i Madh në Fier.
Sipas hetimeve, dyshohet se dy adoleshentët, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë vrarë me mjet prerës (thikë), Grei Bihucin 20-vjeç dhe plagosur O.S, 20 vjeç, i cili është në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Lexo edhe :
Related Posts
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një mjet prerës (thikë) dhe një përforcues grushti, të cilat janë gjetur në vendin e ngjarjes.