Në ditët e fundit të shtatzanisë, Hamide Magashi, 35-vjeçe u vra nga burri i saj, Sokol Halili. Vrasja afër Klinikës së Gjinekologjisë të QKUK-së, bën që sot në Prishtinë të protestohet kundër vrasjes së grave.
Kjo protestë organizohet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe YIHR me moton “Vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare”. Ngjarja pritet të fillojë nga ora 16:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Raste të tilla tragjike kanë ndodhur edhe më parë, vetëm javën që shkoi një grua dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj me sëpatë, po në Prishtinë. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:00 ku Halili vrau gruan e tij shtatzënë, të cilën e la të vdekur para maternitetit në Prishtinë.