Policia ka vënë në pranga xhaxhain e dy vëllezërve Kusi, autorëve të dyshuar të vrasjes së Indrit Çelës në gusht të këtij viti.
Mësohet se në shtëpinë e Lulzim Kusit në Gropaj, në Kombinat të Tiranës është gjetur armë. Ndërkohë dy vëllezërit Griseldo dhe Albano Kusi vijojnë të jenë persona të shpallur në kërkim.
26-vjeçari Indrit Çela, teknik kondicioneri kishte shkuar të punonte në vilën e vëllezërve Kusi ku dhe u qëllua për vdekje prej tyre.
Lexo edhe- Kush janë pronarët e vilës që vranë të riun tek “Myslym Shyri”, emra të njohur për drejtësinë