Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vrasja e Kastriot Reçit/ Hetimet marrin një tjetër kthesë, ADN-ja shpëton ish-oficerin e RENEA-s

20:35 / August 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vrasja kastriot reci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish oficeri i policisë së RENEA-s Remal Rada nuk ka lidhje me ekzekutimin mafioz të Kastriot Reçit, vrarë në janar 2020 me snajper. Pasi ka krahasuar ADN e përftuar nga pështyma e ish specialistit, laboratori i policisë së shtetit konfirmoi se nuk ka asnjë përputhje me te dhënat e përftuara në skenën e krimit dhe ne banesën prej nga ku u qëllua nga distanca 150 metra ish pronari i një televizioni.

Këto të dhëna do të administrohen nga prokuroria e Lezhës, e cila nuk ka ende një autor për vrasjen e kryer ne Rrëshen. Së fundmi oficeri Remal Rada dhe Elton Hithi u arrestuan nga një shërbim policor teksa po qarkullonin me një mjet me targa angleze.

Në makinë u gjet një armë e llojit snajper, për të cilët që të dy këmbëngulën se ishin viktima të një skenari, dhe për këtë arsye prokuroria e Tiranës ka urdhëruar sekuestrimin e kamerave të një lokal të njohur ku ata pretendojnë se pritën një qytetar që duhet t’ju sillte një porosi nga Britania e Madhe.

Remal Rada dha dorëheqjen nga RENEA disa muaj më parë dhe mbas këtij aksioni atij ju gjet një pistoletë në shtëpi. Por ADN ndaj tij për vrasjen e Reçit nuk është e vetmja, disa oficerë të repartit special kanë dhënë ADN e së bashku me ta edhe ish oficerë.

Policia tha se gjeti edhe në banesën e Remal Radës një arsenal municionesh, por në përfundim zyrtarisht armë u konsiderua vetëm një pistoletë, kurse të tjerat ishin pajisje të punës si stema, prozhektore që ish oficeri nuk i kishte dorëzuar ende e së bashku me to edhe pajisje që ai i përdorte për alpinizëm dhe not.

Fakti që prokuroria vijon të kryejë ADN mes specialeve dhe forcave ushtarake forcon dyshimet se vrasja e Kastriot Reçit ka ndodhur nga persona me përgatitje speciale. Por se cilët janë ata, ende nuk dihet.

adn hetimet kastriot reci
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.