Analisti Baton Haxhiu deklaroi mbrëmjen e sotme në “Opinion” se Sandër Lleshaj duhet të largohet nga posti ministror.
Haxhiu tha se pas ngjarjes së rëndë që ndodhi, ku mbeti i vrarë nga një punonjës polici, 25-vjeçari Klodian Rasha, ministri i Brendshëm nuk mund të qëndrojë në detyrë.
“Moralisht nuk mund të rrijë, po qëndroi do ketë probleme”, tha Haxhiu.
Drejtuesi i emisionit, Blendi Fevziu, i tha se nga mediat është raportuar mes mes Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt ka një përplasje dhe ndoshta ky është një rast i mirë për ta larguar.
Haxhiu ndërsa pohoi përplasjen mes Ramës dhe Lleshajt tha se kjo s´ka lidhje me ngjarjen që ndodhi.
“Moralisht ministri i Brendshëm duhet të largohet”, tha Haxhiu.