Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Vrasja e kolegut, e paramenduar”, avokati Meminaj: Makina e autorit e ndezur, polici kishte planifikuar arratisjen

21:39 / May 24, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
avokati
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Avokati Bledar Meminaj solli detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmë në komisariatin nr.3 në kryeqytet, ku një polic vrau me armë zjarri kolegun e tij. Ludian Zaimi qëlloi 6 herë me armë kolegun e tij, Çaush Saliasi, duke i shkaktuar këtij të fundit vdekjen.

I ftuar në emisionin ‘Open’ avokati tha se sipas informacioneve që ai disponon, mendohet se krimi ka qenë i paramenduar dhe se nuk bëhet fjalë për një konflikt të çastit. Kjo tezë sipas tij e shton dyshimin për faktin se autori i krimit, e kishte lënë makinë e tij ndezur, ndërsa shtoi se mendohet se ai pas ngjarjes do arratisej.

“Kam qenë afër komisariatit, pasi kam zyrën time aty si avokat. Mesa mora informacione nga punonjës të policisë, ata se kishin vënë re një konfrontim mes tyre. Autori rrinte i veçuar, nuk e konsumonte kafen me kolegët, por vetëm. Ditën e djeshme që ka bërë edhe vrasjen, ka qenë i bindur për të bërë këtë akt kriminal, pasi sipas informacioneve autori ka shkuar për të marrë turnin dhe makinën e vetë e ka lënë të ndezur, çka priste që të largohej. Ai pretendonte pas krimit që të largohej. Por agjentët e krimeve të komisariatit nr.3 e kanë neutralizuar. Në makinë ka pasur dhe 30 fishekë të tjerë. Dhe s’ka pse t’i mbajë 30 fishekë. Është veprim i paramenduar nga autori, besoj se ai ka probleme mendore, se nuk ka shpjegim tjetër. Nuk mund të veprojë një punonjës policie ashtu si kriminel.”, tha ai.

avokati Polici Vrasja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.