Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vrasja e kryekomisarit Cuku, Prokuroria kërkon burgim përjetë për porositësin dhe autorin

15:02 / June 3, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aRTAN cUKU 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria e Tiranës kërkon burgim të përjetshëm për Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin, të akuzuar për porositjen e vrasjes së kryekomisarit Artan Cuku, në vitin 2017. Jambelli akuzohet se është porositësi i vrasjes, ndërsa Leci ishte ndërmjetësi mes tij dhe Mikel Shallarit, ekzekutorit të vrasjes. Ky i fundit pranoi u arrestua dhe pasi pranoi të kthehej në bashkëpunëtor të drejtësisë, u dënua për vrasjen me 10 vite burg.

Shallari asokohe vetëm 24-vjeç, tha se i ishte premtuar një pagesë 20 mijë euro për vrasjen dhe se pas krimit do të sistemohej prej tyre në Gjermani. Shallari rrëfeu se pas ngjarjes kishte marrë vetëm një shumë prej 2 mijë euro dhe disa shuma të vogla nga 200-300 euro të dërguara nga Leci e Jambelli nga jashtë Shqipërisë.

Më 8 prill 2017, rreth orës 20:10, Artan Cuku u vra me armë zjarri në hyrje të pallatit ku banonte në Tiranë. Hetimet e Prokurorisë për Krimet e Rënda konkluduan se vrasja ishte kryer në bashkëpunim dhe për shkak të detyrës së tij si drejtues policie, duke e klasifikuar si “vrasje e punonjësve të policisë së shtetit”, sipas neneve 79/b dhe 25 të Kodit Penal. Jambelli, i arrestuar më parë nga Cuku për një vrasje në Vlorë, u lirua më pas nga gjykata dhe dyshohet se urdhëroi vrasjen si hakmarrje.

Më 9 prill 2019, Artan Cuku u shpall “Dëshmor i Atdheut”, dhe bashkëshortes së tij iu dorëzua titulli nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Në vitin 2022, Pallati i Kulturës në Kamëz u emërua “Artan Cuku” dhe ai u shpall “Qytetar Nderi” i këtij qyteti.

Artan Cuku Prokuroria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.